Nico Williams ishte një nga personazhet kryesore të merkatos së verës së kaluar. Anësori spanjoll ishte shumë pranë zyrtarizimit te Barcelona, por në mënyrë të befasishme vendosi të rinovojë me Athletic Bilbao deri në vitin 2035.
Duke e ditur që aty nuk fiton dot trofe, 23-vjeçari ka vendosur të largohet këtë verë, sipas medieve spanjolle. Destinacioni i tij i ri pritet të jetë në Premier League.
Sipas raportimeve të ndryshme nga Anglia dhe Spanja, ka një betejë trepalëshe për të transferuar Nico Williams, mes Man. United, Arsenalit dhe Liverpool-it. Klauzola e largimit të sulmuesit anësor është 100 milionë euro dhe Athletic Bilbao ka lënë të kuptohet që nuk do të pranojë largimin e tij, pa u paguar kjo shifër, asgjë më pak.
The post Te Athletic Bilbao nuk fiton dot trofe, Nico Williams vendos të largohet. Betejë trepalëshe për anësorin spanjoll appeared first on Telesport.








