Të shtëna me armë zjarri në Ceceli të Vushtrrisë, policia gjen tri gëzhoja

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Ceceli të Vushtrrisë.

Sipas raportit 24-orësh, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja, por nuk është hasur asnjë i dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.