Policët maskohen si maskotat e Botërorit, arrestojnë tifozin e futbollit që shpërndante dr*ge

Pasioni për Botërorin e futbollit i kushtoi shtrenjtë një shpërndarësi të vogël droge në Peru. Një ekip i Policisë Kombëtare Peruane arrestoi një burrë në lagjen “Las Flores” të Limës duke përdorur strategji sa efektive, aq edhe të pazakontë.

Dy agjentë u maskuan si “Clutch” dhe “Maple”, dy nga tri maskotat zyrtare të Botërorit 2026, përkatësisht shqiponja tullace që përfaqëson SHBA-në dhe dreri që simbolizon Kanadanë. Të maskuar si maskota, policët arritën të afroheshin pa ngjallur dyshime, ndërsa ai po ndiqte në shtëpi ceremoninë hapëse të turneut.

I arrestuari, i identifikuar si Carlos Cabrera, 48 vjeç, i njohur me nofkën “Pichichi”, po hetohet për trafik narkotikësh në formën e mikro-trafikut. Gjatë operacionit u sekuestruan 2.524 doza crack, 210 gramë pastë kokaine, 209 gramë marijuanë, një armë zjarri dhe municione.

Sipas autoriteteve, Cabrera ka precedentë për të njëjtën vepër penale dhe ka vuajtur dy dënime me burg në kryeqytet, duke kaluar rreth 9 vite pas hekurave.

 

The post Policët maskohen si maskotat e Botërorit, arrestojnë tifozin e futbollit që shpërndante dr*ge appeared first on Telesport.