Pulisic qetëson tifozët e Milan: Do të qëndroj, ekipi do të rikthehet aty ku meriton të jetë

Në prag të debutimit me kombëtaren e Amerikës në Kupën e Botës, mesfushori Christian Pulisic I është rikthyer sezonit të sapombyllur me fanellën e Milan. Ai beson se e ardhmja e klubit kuqezi do të jetë e ndritur.

Mund të them vetëm se Milan është një klub i shkëlqyer dhe mendoj se do ta zgjidhin gjithçka. Në fund, jam i sigurt se gjithçka do të shkojë mirë dhe skuadra do të kthehet atje lart, aty ku e meriton të jetë“, tha Pulisic.

Në një intervistë me “La Gazzetta dello Sport”, ai hodhi poshtë spekulimet se ai mund të largohet, të cilat kishin qarkulluar ditët e fundit. “Megjithatë, tani për tani, fokusi im është këtu në Amerikë“, shpjegoi sulmuesi.

Jam në kontakt me disa nga shokët e mi të ekipit te Milan. Kemi folur dhe ata thjesht më kanë uruar fat të mbarë për Kupën e Botës. Në përgjithësi, kam shumë miq shumë të ngushtë në Itali me të cilët flas çdo ditë“, tha Pulisic.

The post Pulisic qetëson tifozët e Milan: Do të qëndroj, ekipi do të rikthehet aty ku meriton të jetë appeared first on Telesport.