Dyshja Glasner-Ragnick është preferenca e parë, por Milan shqyrton edhe dy emra të tjerë për stolin

Pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions League dhe shkarkimit një ditë më pas të gjithë kupolës drejtuese, duke nisur me Giorgio Furlani, Geoffrey Moncada, Igli Taren dhe Max Allegrin, Milan ende nuk ka vendosur për trajnerin dhe drejtorin e ri sportiv.

Momentalisht, në krye të listës janë Oliver Glasner si trajner dhe Ralf Ragnick si drejtor sportiv. Mes palëve ka patur kontakte të vazhdueshme, por duke qenë se Ragnick është ende nën kontratë me ekipin kombëtar të Austrisë, ndaj po vononhapi përfundimtar për zyrtarizimin e marrëveshjes.

Ndërkohë, Calciomercato.com zbulon se Gerry Cardinale po shqyrton edhe emra të tjerë, përveç dyshes austriake. Sipas raportimit në fjalë, Cardinale ka pasur kontakte me Mauricio Pochettino, i cili aktualisht është trajneri i SHBA-ve, por që do të largohet menjëherë pas Botërorit. Po ashtu Cardinale ka folur edhe me Ruben Amorim, i cili është i “papunë” që pas shkarkimit nga stoli i Manchester United, gjatë sezonit të kaluar.

The post Dyshja Glasner-Ragnick është preferenca e parë, por Milan shqyrton edhe dy emra të tjerë për stolin appeared first on Telesport.