Neymar ende mungon në stërvitje, Brazili feston ditëlindjen e Ancelotti me një “parakalim nderi”: Askush nuk guxoi ta godiste

Sulmuesi Neymar mungoi edhe dje në qendrën stërvitore të Brazilit, në Morristown (Nju Xhersi), ndërsa skuadra përgatitet për ndeshjen debutuese të Kupës së Botës kundër Marokut, të shtunën. Ndërkohë që, të gjithë kanë marrë pjesë në festën e 67-vjetorit të trajnerit Carlo Ancelotti.

Lojtarët e Seleçao e nderuan italianin, i cili është i ngarkuar me detyrën për t’i dhënë fund pritjes 24-vjeçare të Brazilit për një titull të gjashtë të Kupës së Botës. Ata krijuan një tunel nderi tradicional. Megjithatë, sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, bëri shaka se lojtarët zgjodhën një trajtim më të butë se sa është zakonisht. “Ai kaloi nëpër të, por askush nuk e preku,” konfirmoi Raphinha.

Për sa i përket Neymar, ai vazhdon rehabilitimin e tij intensiv për një dëmtim të shkallës së dytë në pulpë të këmbës që pësoi ndërsa luante për Santos në Brazil në mesin e majit. 34-vjeçari me siguri do të humbasë ndeshjen e parë dhe ende nuk ka asnjë tregues nëse ai do të jetë i pranishëm në ndeshjet e mëvonshme të grupit, ato kundër Haitit dhe Skocisë.

The post Neymar ende mungon në stërvitje, Brazili feston ditëlindjen e Ancelotti me një “parakalim nderi”: Askush nuk guxoi ta godiste appeared first on Telesport.