Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vazhduar publikimin e rezultateve për kandidatët për deputetë, ndërsa deri më tani janë numëruar 2.016 nga gjithsej 2.498 vendvotime në nivel vendi apo mbi 80 përqind e votave.
Sipas të dhënave të përditësuara, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, vazhdon të kryesojë bindshëm listën e partisë me 191.132 vota.
Pas tij renditet kryetari i Kuvendit në detyrë, Glauk Konjufca, me 150.218 vota, ndërsa e treta është Albulena Haxhiu me 87.322 vota.
Në mesin e kandidatëve më të votuar të Vetëvendosjes janë edhe:
Hekuran Murati – 75.925 vota
Donika Gërvalla-Schwarz – 71.043 vota
Xhelal Sveçla – 57.362 vota
Avni Dehari – 52.482 vota
Hajrulla Çeku – 48.376 vota
Mimoza Kusari-Lila – 47.721 vota
Ejup Maqedonci – 43.766 vota
Ndër kandidatët që po sigurojnë mbështetje të konsiderueshme nga votuesit janë edhe Shqipe Mehmeti-Selimi me 33.667 vota, Ilir Kërçeli me 31.855 vota, Andin Hoti me 29.161 vota dhe Arben Vitia me 27.102 vota.
Rezultatet tregojnë se gara për pozicionet e deputetëve brenda listës së Vetëvendosjes po bëhet gjithnjë e më e qartë, ndërsa procesi i numërimit po i afrohet përfundimit me mbi 80 për qind të vendvotimeve tashmë të përpunuara.








