Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me veprimtarë dhe aktivistë të partisë në Istog, ku i ka falënderuar për angazhimin e tyre gjatë fushatës dhe për kontributin në arritjen e fitores.
Përmes një postimi publik, Osmani ka theksuar se suksesi i arritur është vetëm hapi i parë drejt synimeve të ardhshme politike.
“Është vetëm fillimi! Është vetëm hapi i parë!”, ka shkruar ajo, duke vlerësuar punën e strukturave lokale të partisë.
Sipas Osmanit, aktivistët dhe veprimtarët në Istog, të udhëhequr nga kryetari Ilir Ferati, janë angazhuar me përkushtim të plotë dhe pa kursyer asgjë për arritjen e rezultateve të dëshiruara.
Ajo ka theksuar se puna e bërë “me gjithë zemër” është modeli që duhet të ndiqet edhe në komunat e tjera, duke shtuar se vetëm përmes angazhimit dhe përkushtimit arrihen fitoret.
“Kështu punohet, kështu fitohet. Kështu do të vazhdojmë kudo”, ka deklaruar Osmani.








