Elmi Reçica ngre padi dhe kallëzim penal ndaj Vedat Xhymshitit

Elmi Reçica nga PDK, ka bërë të ditur se ka ushtruar padi dhe kallëzim penal ndaj Vedat Xhymshitit, të njohur si “Vudi”, duke e akuzuar për kërcënime dhe shpifje.

Përmes një postimi në Facebook, Reçica tha se veprimi ligjor është ndërmarrë për shkak të, siç ka thënë ai, kërcënimeve të drejtuara ndaj tij dhe familjes së tij, si dhe për shkak të shpifjeve të vazhdueshme publike.

“Të dashur qytetarë, sot kam ushtruar padi dhe kallëzim penal ndaj Vedat Xhymshitit (‘Vudi’) për shkak të kërcënimeve ndaj meje dhe familjes sime, si dhe për shkak të shpifjeve të vazhdueshme publike”, ka shkruar Reçica.

Ai ka shprehur besimin se institucionet e drejtësisë do ta trajtojnë rastin në përputhje me ligjin.

“Kam besim të plotë se drejtësia do ta thotë fjalën e saj dhe se këta shpifës e kërcënues do ta marrin dënimin e merituar”, ka deklaruar ai.