Pas Andy Robertson, Tottenham ka bërë një tjetër transferim në mbrojtje. Klubi londinez ka arritur tashmë marrëveshjen zyrtare me Marcos Senesi. Qendërmbrojtësi argjentinas vjen si lojtar i lirë nga Bournemouth dhe premton që do të bëjë gjithçka për të kthyer Tottenham aty ku i takon.
“Që nga momenti i parë, Tottenham ka treguar pse më dëshiron dhe sa shumë dëshiron që unë të jem pjesë e projektit të tyre. Është emocionuese dhe diçka në të cilën mezi pres të përfshihem.
Sa herë që do të dal në fushë, do të bëj çmos për t’i bërë tifozët krenarë dhe për ta çuar klubin përsëri në vendin që i takon. Dua të fitoj trofe me Tottenham dhe do të bëj gjithçka që mundem për ta bërë këtë të ndodhë”, tha argjentinasi në intervistën e parë zyrtare për klubin.
The post “Do bëj gjithçka për ta çuar klubin në vendin që i takon”, Tottenham me tjetër transferim në mbrojtje appeared first on Telesport.








