Muriqi shitet te Fenerbahçe, lumturohet edhe Lazio. Ja sa përfitojnë bardhekaltërit

Në sezonin e fundit të La Liga-s, Vedat Muriqi ishte protagonist absolut me Mallorca, por 23 golat e tij nuk mjaftuan për ta shmangur rënien nga kategoria të klubit ishullor. Pas 4 sezonesh në Spanjë, “Pirati” ka vendosur të ndryshojë ambient dhe të rikthehet te Fenerbahçe, skuadër ku kishte luajtur edhe nga viti 2019 deri më 2021, përpara transferimit te Lazio.

Ky transferim i sjell përfitime edhe klubit bardhekaltër, i cili kishte ruajtur të drejtën për të përfituar 45% të shumës nga një shitje e ardhshme e Muriqit nga Mallorca, pasi e kishte shitur vetë sulmuesin Kosovar në janar të vitit 2022.

Fenerbahçe e ka blerë Muriqin për rreth 15 milionë euro, ndërsa klubi i Claudio Lotito pritet të arkëtojë afërsisht 7 milionë euro nga kjo marrëveshje.

 

The post Muriqi shitet te Fenerbahçe, lumturohet edhe Lazio. Ja sa përfitojnë bardhekaltërit appeared first on Telesport.