Një histori e pabesueshme vjen pak para Kupës së Botës. Gjyqtarit somalez Omar Artan iu mohua hyrja në SHBA, ndonëse ishte në rrugën e duhur për t’u bërë arbitri i parë nga Somalia që do të gjykonte në një Botëror.
Sipas raportimeve, autoritetet amerikane të emigracionit nuk dhanë asnjë arsye për riatdhesimin e tij. Megjithatë, Somalia bën pjesë në listën e vendeve të prekura nga kufizimet e udhëtimit të administratës së presidentit Donald Trump.
“Unë jam thjesht një arbitër që po përpiqet të jetojë ëndrrën më të madhe të jetës së tij; të shkojë në Kupën e Botës. Jam vërtet, vërtet i zhgënjyer. Kisha dokumentet dhe vizën e duhur. Mendoj se amerikanët kanë problem me vendin tim”, – deklaroi Artan.
Sipas burimeve, ai u mor në pyetje për 11 orë para se t’i mohohej hyrja, më pas u ndalua edhe për disa orë të tjera dhe u kthye me avion drejt Stambollit.
The post Ëndrra e Botërorit ndërpritet në kufi, arbitrit të FIFA-s i mohohet hyrja në SHBA appeared first on Telesport.








