Ashtu siç dhe pritej, ditën e sotme u zbulua lojtari për të cilin Florentino Perez premtoi se do të ofronte 150 milionë euro dhe kështu ka ndodhur. Lojtari është Julian Alvarez dhe oferta e parë e Real Madridit është refuzuar nga rivali historik i qytetit, Atletico Madrid.
Real Madrid ka reaguar përmes një postimi zyrtar. “Real Madrid njofton se, pas mbledhjes së sotme të Bordit të Drejtorëve, i ka bërë një ofertë prej 150 milionë eurosh Atletico Madridit, për të drejtat federative të lojtarit Julian Alvarez.
Pas studimit dhe vlerësimit të saj, Atletico Madrid ka falënderuar klubin për ofertën, të bërë në kuadër të marrëdhënieve të mira që ekzistojnë midis dy klubeve, dhe e ka refuzuar atë, duke iu referuar klauzolës së lirimit të lojtarit”, thuhet në deklaratën për shtyp të Real Madridit.
Klauzola e përmendur nga Atletico Madrid është shifra 500 milionë euro.
The post E FUNDIT: Real Madrid me ofertë zyrtare 150 milionë euro për Julian Alvarez, vjen reagimi i Atletico-s appeared first on Telesport.








