Pas transferimit të Denzel Dumfries dhe Ibrahima Konate, përforcimi i radhës i Real Madridit duket se do të jetë në mesfushë.
Janë përmendur disa emra si Enzo Fernandez, apo portugezët e PSG-së, Joaoa Neves apo Vitinha, por mesa duket Jose Mourinho ka një tjetër emër në mendje për mesin e fushës.
AS zbulon se Mourinho ka kërkuar transferimin e Mateus Fernandes, mesfushorit 21-vjeçar, i cili shkëlqeu në sezonin e fundit me West Ham. Portugezi është ndër emrat më të kërkuar nga klubet e mëdha në treg.
Agjenti i Mateus Fernandes është Jorge Mendes, i cili është njëkohësisht edhe agjenti i Mourinho-s dhe po punon për të finalizuar sa më shpejt marrëveshjen.
Çmimi i vendosur nga West Ham për Mateus Fernandes është plot 90 milionë euro.
The post As Vitinha, as Bernardo Silva apo Joao Neves. Mourinho zgjedh një tjetër portugez për mesfushën e Real Madridit appeared first on Telesport.







