Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, është deklaruar pas vizitës në Qendrën e Numërimit të Votave në Prishtinë.
Ambasadori, është shprehur i impresionuar nga nga përkushtimi i ekipeve të numërimit dhe vëzhguesve, si dhe, ka bërë të ditur se është interesuar për masat e reja të transparencës që janë vendosur.
“Iu bashkova Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, dhe Shefes në detyrë të BE-së në Kosovë, Eva Palatova, në një vizitë në Qendrën e Numërimit të Votave në Prishtinë.
Mbeta i impresionuar nga përkushtimi i ekipeve të numërimit dhe vëzhguesve, si dhe u interesova për masat e reja të transparencës që janë vendosur. Pasi rezultatet e zgjedhjeve të certifikohen, do të jetë koha që partitë politike të bëjnë pjesën e tyre dhe të themelojnë institucionet”, shkroi ai.







