Kandidatja e VV-së ekspozon veten si e rrezikoi komunikacionin në përpjekje për të siguruar vota

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Ermira Bytyçi, ka publikuar në rrjetet sociale fotografi të disa gjobave të trafikut dhe dëmtimeve në veturën e saj, duke i paraqitur ato si pjesë të bilancit të fushatës zgjedhore.

Përderisa Bytyçi ka tentuar ta trajtojë situatën me humor, publikimi ka ngritur pikëpyetje lidhur me respektimin e rregullave të komunikacionit gjatë aktiviteteve të saj elektorale. Vetë kandidatja ka pranuar se gjatë fushatës ka marrë disa gjoba trafiku dhe është përfshirë në një aksident me veturë.

“Ja sa ia pashë hajrin fushatës. Po mirë që votat s’po m’i dënojnë”, ka shkruar ajo në postimin e saj.