“Shtet manipulues i votave”, Mujku ngre dyshime mbi rritjen e vazhdueshme të votuesve

Vebi Mujku ka ngritur shqetësime lidhur me rritjen e numrit të votuesve në Kosovë, duke e krahasuar atë me trendet demografike në vend.

Ai ka theksuar se numri i votuesve në zgjedhjet parlamentare ka shënuar rritje të vazhdueshme, pavarësisht rënies së natalitetit.

Sipas të dhënave të publikuara prej tij, në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021 në listën e votuesve figuronin 1,851,927 qytetarë, ndërsa në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ky numër ishte rritur në 2,075,868.

Në zgjedhjet e 7 qershorit 2026, sipas tij, numri i votuesve ka arritur në 2,092,174.

Mujku i referohet edhe të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), sipas të cilave diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve gjatë periudhës 2021-2024 është rreth 55 mijë persona.

Ai vlerëson se kjo nuk përputhet me rritjen prej afro 240 mijë votuesish në listat zgjedhore nga viti 2021 deri në vitin 2026.

Sipas tij, një pjesë e këtij ndryshimi mund të lidhet me regjistrimin e personave si banorë të Kosovës për të përfituar nga skemat sociale, përfshirë shtesat për fëmijë dhe pensionet e moshës.

Shkrimi i plotë:

Shtet manipulues i votave

Vetëm tek ne ndodh të kemi rënie të natalitetit dhe rritje të votuesve.

– 2021 (Zgjedhjet parlamentare, 14 shkurt) 1,851,927  votues

– 2025 (Zgjedhjet parlamentare, 9 shkurt) 2,075,868 votues

– 2026 (Zgjedhjet parlamentare, 7 qershor) 2,092,174 votues

Bazuar në të dhënat e ASK për këto 5 vite dallimi është rreth 55 000 persona më shumë, lindje dhe vdekje. Përderisa në lista të votuesve dallimi nga 2021 në 2026 është rreth 240 000 persona më e madhe.

Viti.   Lindje.    Vdekje.  Dallimi

2021 22,830  ~10,700  +12,100

2022 22,632  ~10,900  +11,700

2023  21,654. ~10,800 +10,800

2024 20,998   ~10,000 +11,000

Ky ndryshim i madh është pasojë e abuzimit me skema sociale përmes regjistrimit si banorë të Kosovës me qëllim të përfitimit të shtesave të fëmijëve dhe pensioneve të moshës.

Popull abuzues në masë të madhe jemi!