Tre figura të lidhura ngushtë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës rrezikojnë të mbeten jashtë kuvendit të ri, sipas numërimit të votave të pjesshme.
Pas numërimit të rreth 20% të votave të kandidatëve për deputetë, tre nga nismëtarët e UÇK-së, komandanti Rrustem Mustafa dhe veprimtarët Xhabit Haliti e Nait Hasani, ndodhen jashtë emrave të projektuar për të siguruar ulëse në legjislaturën e re.
Partia Demokratike e Kosovës projektohet të ketë 22 deri në 23 mandate në kuvendin e ri, bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ndërkaq, Rrustem Mustafa, Xhavit Haliti dhe Nait Hasani renditen në pozitat 29-31 për nga numri i votave të siguruara, pas numërimit të saktësisht 21,30% të vendvotimeve.
Aktualisht, ata kanë një diferencë prej rreth 600 votash me Rashit Qalajn, kandidatin e fundit për deputet që ndodhet në zonën e mandateve të PDK-së.









