Neymar përmirësohet por data e rikthimit mbetet e pasigurt, ndaj Marokut do të ngrohë stolin

Gjendja fizike e Neymar po përmirësohet nga dita në ditë, por një datë e saktë e rikthimit të tij në fushë me ekipin kombëtar mbetet ende e pasigurt.

Vetëm disa ditë para debutimit të Brazilit në Kupën e Botës, të shtunën e ardhshme kundër Marokut, Federata Braziliane e Futbollit (CBF) njoftoi se testet e fundit të sulmuesit të Santos treguan “përparim të mirë”.

Lojtari është në fazën e rikuperimit të tij nga një këputje muskulore e gradës II në pulpën e djathtë. Sipas CBF, skanimi MRI konfirmoi përparimin në përputhje me pritjet e stafit mjekësor.

Dhe, për këtë arsye, numri 10 i “Seleçao” do të vazhdojë programin e tij të rikuperimit dhe përgatitjes fizike. Dy ditë më partë, para miqësores të fituar kundër Egjiptit, trajneri Carlo Ancelotti deklaroi se shpreson të jetë në gjendje të mbështetet te Neymar.

Ai synon ta ketë golashënuesin më të mirë të Brazilit në disa nga seancat stërvitore të kësaj jave para nisjes së turneut. Gjithsesi, pjesëmarrja e Neymar në ndeshjen kundër Marokut aktualisht duket e pamundur.

The post Neymar përmirësohet por data e rikthimit mbetet e pasigurt, ndaj Marokut do të ngrohë stolin appeared first on Telesport.