Një burrë është arrestuar në Obiliq, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një grua.
Policia bën të ditur se arrestimi i të dyshuarit u realizua mëngjesin e së hënës, ndërsa i njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Obiliq/08.06.2026 – 07:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.








