Një nga senatorët më të famshëm amerikanë, ish-kandidati për president të ShBA-ve, Bernie Sanders i ka dhënë mbështetje protestave të qytetarëve shqiptarë kundër projektit të planifikuar nga dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner.
Në një postim në platformën X të martën, Sanders, i cili konsiderohet si ideologu i të majtës moderne amerikane, e ka cilësuar “katastrofik për mjedisin” resortin e planifikuar luksoz të Kushnerit në Zvërnec.
“Në Shqipërinë e vogël, mbi njëqind mijë njerëz kanë dalë në rrugë kundër një resorti luksoz katastrofik për mjedisin, të planifikuar nga dhëndri i Trump, Jared Kushner, dhe partnerët e tij miliarderë nga Katari”, shkroi Sanders të martën në X.
In tiny Albania, over a hundred thousand people have been in the streets against an environmentally disastrous luxury resort planned by Trump’s son-in-law Jared Kushner and his Qatari billionaire partners.
This is what global oligarchy looks like — and the people are saying NO. pic.twitter.com/2odMveCXL3
— Sen. Bernie Sanders (@SenSanders) June 9, 2026
“Kështu duket oligarkia globale – dhe njerëzit po thonë JO”, tha ai.
Protestat kombëtare hynë në ditën e tetë radhazi të hënën, ndërsa shqiptarët kërkojnë anulimin e resortit luksoz të lidhur me Kushnerin, duke argumentuar se projekti kërcënon një zonë të mbrojtur të jetës së egër ku jetojnë flamingo, foka dhe vende folezimi të breshkave.








