Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete, Adriana Matoshi, ka dalë hapur kundër ambicieve të Vjosa Osmanit për t’u bërë sërish presidente e vendit.
Përmes një reagimi tejet ironizues në profilin e saj, Matoshi ka paralajmëruar publikisht se vota e saj do të jetë kundër Osmanit nëse arrin të sigurojë ulësen në Kuvend.
Aktorja dhe politikanja e VV-së ka goditur pretendimet e Osmanit, duke i kujtuar asaj rezultatin e dobët në kutitë e votimit.
“Kqyre pash një Zot, del e treta, humb me temel, edhe hala pa u kryer numërimet paska dalë duke na thënë që duhet patjetër unë Presidente. Qyqja, unë po në zor kokshe. Meqenëse je kaq në zor, po e bëj publike: Nëse bëhem deputete, unë publikisht deklaroj që NUK të votoj ty presidente. A e ke më të lehtë tash?”, ka shkruar Matoshi.







