Ancelotti humbet lojtarin pa nisur botërori, detyrohet ta zëvendësojë me blerjen e re të United

Miqësorja fituar 2-1 ndaj Egjiptit ka lënë pasoja te skuadra kombëtare e Brazilit, pasi ka mbërritur dëmtimi iu parë për skuadrën e trajnerit Carlo Ancelotti.

Bëhet fjalë për Wesley, lojtarin e Romës, i cili u largua nga fusha duke qarë në minutën e 16-të të pjesës së parë. Mësohet se lojtari ka pësuar një tendosje muskulore në ijën e djathtë.

Testet që lojtari iu nënshtrua, për fat të keq kanë dhënë rezultatin e parashikueshëm, me një rikuperim të pamundur dhe përjashtimin e tij të dukshëm nga Kupa e Botës.

Trajneri Carlo Ancelotti ka thirrur Ederson për ta zëvendësuar atë. Mesfushori është transferuar së fundi nga Atalanta te Manchester United.

The post Ancelotti humbet lojtarin pa nisur botërori, detyrohet ta zëvendësojë me blerjen e re të United appeared first on Telesport.