Kusari-Lila u përgjigjet Abdixhikut dhe Osmanit

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila u është kundërpërgjigjur deklaratave të Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit.

Në një paraqitje në festën e LVV-së në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, Kusari-Lila tha për LDK-në se dolën nga këto zgjedhje me 60 mijë vota më pak, si përgjigje ndaj deklarimeve të lidershipit të asaj partie për “rritjen e vetme në zgjedhje”.

“Dolën thanë se janë fituesit e vetëm, mirëpo ata 60 mijë vota janë më pak sesa në dhjetor”, tha Kusari-Lila.

“Tash kur folshin për do vota mangu, e kemi kuptu që disa prej qytetarëve tanë nuk kanë dal – ose kanë shkuar për t’u freskuar, por ne nuk heqim dorë prej qeverisjes së mirë e prej premtimeve të cilave u kemi dhënë”, tha ajo.