Perez nuk mjaftohet vetëm me Dumfries dhe Konate, dy super “dhurata” të tjera për Mourinhon. Totali rreth 180 milionë euro

Florentino Perez po pret të rizgjidhet president i Real Madridit, në zgjedhjet presidenciale të cilat po mbahen sot, për të vazhduar më pas me ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri.

Menjëherë pas kësaj, do të zyrtarizohet Jose Mourinho si trajneri i ri i Real Madrid. Ndërkohë, Perez ka siguruar dy “dhuratat” e para për Mourinhon deri tani, që janë transferimi i Ibrahima Konate dhe Denzel Dumfries. Konate do të vijë falas, për Dumfries do të paguhen 20 milionë euro.

Dy objektivat e radhës të Perez, janë Josko Gvardiol dhe Joao Neves. Për qendërmbrojtësin kroat, Real Madrid është i gatshëm të paguajë 90 milionë euro. Për mesfushorin portugez, Perez është gati të ofrojë 80-90 milionë euro po ashtu, duke shkuar në total rreth 180 milionë euro, vetëm për këto dy transferime të mundshme.

The post Perez nuk mjaftohet vetëm me Dumfries dhe Konate, dy super “dhurata” të tjera për Mourinhon. Totali rreth 180 milionë euro appeared first on Telesport.