Votat e diasporës pritet ta ndryshojnë rezultatin, këto do të jenë përqindjet sipas Pipos

Votat e diasporës pritet ta ndryshojnë rezultatin e partive në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.

Sipas sondazhit të Pipos, Lëvizja Vetëvendosje do të marrë 42.3 për qind të votave, mirëpo sipas tij me votat e diasporës LVV pritet të marrë shumë më tepër për qind.

Në bazë të parashikimeve që janë bërë nga Fisnik Halimi, nga diaspora pritet të jenë mesatarisht 105 mijë vota të vlefshme.

Nga këto shifra, 73.5 për qind do t’i takonin Lëvizjes Vetëvendosje, çfarë do ta dërgonte partinë e udhëhequr nga Albin Kurti në shifrën prej 45.7 për qind të votave.

Përpos rritjes së VV-së, nga votat e diasporës pritet të rritet edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas Halimit, LDK mund të shkojë në 17.2 për qind me votat e diasporës, kurse PDK do të kishte 19.8 për qind.

Sipas Pipos, LVV pritet të ketë rreth 51 ose 52 deputetë.