Ekipi i Klanit gjendet te qendra e votimit “Shaban Jashari” në Skenderaj.
Gazetarja e Klanit, Gremisa Latifi, ka raportuar se hetuesia gjendet në objekt të shkollës dhe aktualisht janë bashkë me drejtorin e shkollës, pra menaxherin e qendrës, si dhe me një komisioner, të cilët shkuan në një dhomë më private, në një klasë.
“Ne, sigurisht që tentuam të marrim informacione edhe prej vëzhguesve, edhe prej komisionerëve, mirëpo edhe prej organeve të rendit”.
“Nga zyra e prokurorit na thanë që aktualisht nuk ka ndonjë rast të hapur”.








