47 qendra të votimit janë në Podujevë, derisa njëra nga qendrat që ndodhet në fshatin Lluzhan dhe përfshin tri vendvotime, është vërejtur fluks më i madh i qytetarëve që po shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.
Sipas gazetares së Klan Kosovës, Artina Breznica, në Lluzhan gjatë gjithë ditës ka pasur lëvizje të vazhdueshme të votuesve dhe interesim të shtuar për procesin zgjedhor.
Ndërkohë, në Qendrën e Votimit me Kusht, deri më tani kanë votuar rreth 100 persona, një numër relativisht i ulët krahasuar me pritjet.
Gazetarja Breznica tha se një nga arsyet e mundshme për këtë pjesëmarrje më të vogël mund të jetë fakti se një pjesë e votuesve kanë zgjedhur ta lënë votimin për orët e mëvonshme të ditës, transmeton Klankosova.tv.







