Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar (VIDEO)

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozicion brenda KQZ-së.

Nga aty, gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, ka realizuar një intervistë me Hysenin, ku ai ka folur për procesin e deritanishëm të numërimit të votave.

Hyseni ka deklaruar se procesi po zhvillohet pa probleme dhe sipas planit të aktiviteteve të KQZ-së.

“Te gjitha planet e bëra nga KQZ, sipas planit të aktiviteteve, kanë shkuar me rregull dhe në mënyrë të qetë, edhe falë bashkëpunimit institucional me Policinë, partitë politike dhe stafin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, kemi bërë një punë të mirë deri tani”, tha ai.