Gjakovë: Atmosferë e qetë në ditën e votimit, interes i ulët i qytetarëve (VIDEO)

Në Gjakovë po mbretëron atmosferë e qetë në ditën e votimit.

Në qendrën më të madhe të votimit, në shkollën “Fehmi Agani”, qytetarët kanë filluar të ushtrojnë të drejtën e votës që nga ora 07:00.

Nga terreni po raporton gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha, e cila thotë se deri në këto momente nuk është vërejtur interes i lartë i qytetarëve./Klankosova.tv