Suharekë: 66 mijë votues në 34 qendra, proces i qetë në “Skënder Laurasi”

Nga qyteti i Suharekës është bërë e ditur se gjithsej janë 66 mijë votues të shpërndarë në 34 qendra votimi.

Nga shkolla “Skënder Laurasi”, përgjegjësi i kësaj qendre, Hamdi Bytyqi, ka thënë se dita e votimit po zhvillohet e qetë, pasi të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë.

Sipas tij, në këtë qendër kanë ardhur me kohë edhe organet e sigurisë, ndërsa në këtë vendvotim janë rreth 8 mijë votues.