Ferizaj: Pensioneri ankohet se bashkëshortja që s’din shkrim e lexim s’mundi të votojë (VIDEO)

Në qendrën e votimit “Tefik Çanga” në Ferizaj ka nisur procesi zgjedhor, ku në terren po raporton gazetarja e Klan Kosovës, Gentiana Gashi.

Gjatë një lidhjeje direkte, një pensionist është shprehur i pakënaqur pasi bashkëshortja e tij, e cila nuk di shkrim e lexim, nuk ka mundur të ushtrojë të drejtën e votës.

“Jam i pakënaqur për arsye se bashkëshortja ime s’mund të shfrytëzojë të drejtën e saj ligjore dhe kushtetuese me votu, për të cilën jemi përkushtu. Si gjithherë kemi ardh me votu me dokument valid, vetëm për arsye se kemi marrë përgjigje se nuk mundet me votu, me i ndihmu askush, sepse kjo s’din shkrim e lexim, sikur çdo herë, por dikush e ka ndihmu me asistu”, tha mes tjerash ai./Klankosova.tv