Vetaksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, dyshohet për të lënduar 

Një vetaksident i rëndë ka ndodhur pak orë pas mesnatës në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Në aksident është përfshirë një automjet, ndërsa dyshohet se si pasojë ka persona të lënduar.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.

Njëherësh, si pasojë e vetaksidentit janë shkaktuar kolona të mëdha./Klankosova.tv