Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka shprehur pritshmëritë e saj që PDK-ja të rritjet në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, madje eventualisht të qeverisë me Kosovën.
Kabashi ritheksoi se politika e tyre do të centralizohet rreth qytetarëve.
“Unë pres që Partia Demokratike të rritet, dhe pres që Partia Demokratike me besimin e qytetarëve ta udhëheqë Qeverinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kabashi-Ramaj në specialen “Zgjedhjet 2026” në Klan Kosova.
“Ne kemi vendosë qytetarin në qendër, dhe jemi siguru që me reflektu që një shtet i fortë është kur qytetari/ja fuqizohet”.
Më pas, Kabashi-Ramaj përmendi disa prej synimeve të PDK-së në rast të ardhjes në krye të shtetit.
“Në aspektin ekonomik, kemi politika shumë të detajuara, duke përfshirë edhe rritjen 50 për qind të pagave për të gjithë ata që realizojnë paga prej institucioneve shtetërore, mirëpo, kemi adresu edhe rritjen e pensioneve edhe për kategoritë e dala nga lufta, për shembull, veteranët, të cilët përfundimisht duhet të trajtohen dinjitetshëm, prindërit e dëshmorëve të cilët nuk duhet të zgjedhin a ta marrin pensionin e moshës apo ta marrin falënderimin, se ai nuk është kompensim – falënderimit nga shteti për sakrificën e jashtëzakonshme që e kanë dhanë për flijimin e fëmijëve të vet gjatë luftës”.








