Koeman karikon skuadrën: Duhet të shkojmë sa më larg në Botëror, ekipi që kemi na e mundëson këtë

Humbja 1-0 e Holandës në shtëpi nga Algjeria në përgatitjet për Kupën e Botës, në miqësoren e luajtur të mërkurën, ishte një thirrje zgjimi përpara se të nisen për në Amerikë. I këtij mendimi është trajneri Ronald Koeman.

Unë absolutisht e urrej humbjen; ajo ishte një ndeshje që duhej ta kishim fituar“, deklaroi Koeman para nisjes për në Amerikë: “Ne duhet t’i fitojmë këto lloj ndeshjesh në shtëpi. Ekipi që kemi dhe pozicioni ynë në renditje e kërkon këtë.”

“Kur ke epërsi, nuk shënon dhe nuk e mbyll ndeshjen përfundon duke luajtur kundër vetes. Nëse ke katër ose pesë raste të pastra, duhet të shënosh. Edhe nëse kjo nuk ndodh, nuk duhet të bëhet problem e të pësosh gol”, shtoi trajneri i “tulipanëve”.

Ishim vetë ne që filluam t’ia vështirësojmë gjërat vetes. Ndonjëherë na mungonte agresiviteti dhe ishim thjesht shumë të sjellshëm. Fitorja gjithmonë të jep një ndjesi të caktuar. Humbja është thjesht e keqe”, deklaroi Koeman.

Sigurisht që nuk kemi nevojë të hyjnë në panik, por duhet të vendosim ‘pikat mbi i’ dhe të rikthehetmi te fitorja. Kjo humbje ishte një thirrje zgjimi”, tha Koeman. Holanda do të përballet me Japoninë, Suedinë dhe Tunizinë në Grupin F.

The post Koeman karikon skuadrën: Duhet të shkojmë sa më larg në Botëror, ekipi që kemi na e mundëson këtë appeared first on Telesport.