Manchester City po përgatitet të fillojë një epokë të re. Pas më shumë se një dekade suksesi, trofesh dhe rekordesh, Pep Guardiola ka vendosur t’i japë fund mandatit të tij të jashtëzakonshëm në krye të “citizens”, duke nisur një epokë të re në historinë e klubit anglez.
Emri në “pole” për të pasuar trajnerin katalanas mbetet Enzo Maresca. Ish-trajneri i Chelsea është përmendur prej kohësh si kandidati kryesor dhe, përveç ndonjë surprize, ai pritet të jetë zgjedhja e klubit për të udhëhequr ekipin sezonin e ardhshëm. Disa detaje burokratike dhe kontraktuale ende duhet të finalizohen para njoftimit zyrtar.
Presidenti i Manchester City, Khaldoon Al Mubarak, bëri një vlerësim të situatës, duke konfirmuar se klubi është tani në fazat e fundit të procesit të përzgjedhjes: “Mund të them se kemi ndjekur një proces jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të strukturuar”.
“Jemi të bindur se do të zgjedhim trajnerin e duhur për këtë klub. Kërkoj vetëm pak durim. Njoftimi do të bëhet shumë shpejt dhe jam i sigurt se të gjithë do të qetësohen kur të shohin se kemi identifikuar kandidatin më të mirë të mundshëm për Manchester Cityn“, tha presidenti i “Citizens”.
Këto fjalë duket se e sjellin Maresca edhe më afër pozicionit të trajnerit në stadiumin Etihad, megjithëse për momentin, trajneri italian do të duhet të presë edhe disa ditë para se të marrë ceremoninë zyrtare.
The post “Nuk nxitohemi, pasi duam të zgjedhim trajnerin e duhur për Manchester City” appeared first on Telesport.









