Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve ka reaguar sërish ndaj praktikës së subjekteve politike për të përfshirë fëmijët në aktivitetet e fushatës zgjedhore.
“Përkundër thirrjeve të KOMF, subjektet politike po vazhdojnë t’i përfshijnë fëmijët në aktivitete politike,” thuhet në reagim.
KOMF thekson se kjo praktikë cenon dinjitetin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe është në kundërshtim me parimin e interesit më të mirë të fëmijës.
Organizata i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të rrisë monitorimin dhe të ndërmarrë masa ligjore ndaj shkeljeve.









