Kampion i madh edhe jashtë fushës së blertë, ja sekreti më i ruajtur i Messit

Messi fitoi çmimin “Princesa Asturias” për madhështinë e tij si futbollist, por edhe për atë që ka bërë jashtë fushës së lojës. Ky është shpërblim për mënyrën si ka kontribuar në sport dhe ndihmën ndaj njerëzve në nevojë. Messi është ikonë e futbollit, por edhe idhull masiv global. Edhe pse shumica e veprimeve të tij sociale nuk bëhen publike, disa prej tyre kanë treguar karakterin që e ka çuar drejt një prej çmimeve më prestigjioze në sportin spanjoll.

Në Barcelonë, ai dhuroi fillimisht 3 milionë euro për “SJD Pediatric Cancer Center”, por më pas kontribuoi edhe më shumë. Gjatë COVID-19, në vitin 2020, ai dhuroi rreth 1 milion euro për të luftuar pandeminë, të ndarë mes Spitalit Klinik të Barcelonës dhe një qendre mjekësore në Rosario të Argjentinës.

Në Valencia, ai ndihmoi gjithashtu viktimat e përmbytjeve të DANA-s me një tjetër donacion prej 1 milion eurosh. Përmes fondacionit të tij dhe në mënyrë personale, ai ka marrë pjesë edhe në aksione të tjera humanitare, përfshirë ndihmat në përmbytjet në Argjentinë.

Nuk ekziston një shifër zyrtare totale e konfirmuar për donacionet e Messit, pasi ato kanalizohen përmes fondacionit të tij ose në mënyrë private. Megjithatë, në projektin e spitalit në Barcelonë u mblodhën 30 milionë euro, plus 7 milionë shtesë për përfundimin e tij.

Fondacioni i tij ka dhuruar gjithashtu 200.000 euro në Kenia për ujë të pijshëm dhe ushqim, ndërsa që nga viti 2010, Messi është ambasador i UNICEF. Të gjitha këto veprime ndikuan në vendimin për t’i dhënë çmimin “Princesa Asturias”.

The post Kampion i madh edhe jashtë fushës së blertë, ja sekreti më i ruajtur i Messit appeared first on Telesport.