Rrahman Rama: Mësimdhënësit nuk do të mbeten më pas dore

Kandidati i PDK-së, Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim me mësimdhënësit në Vushtrri, ku është diskutuar për gjendjen dhe sfidat me të cilat përballet personeli arsimor në qytet.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se mësimdhënësit kanë mbetur pas dore për vite me radhë dhe se mungesa e politikave konkrete ka ndikuar në pozitën e tyre në shoqëri. Ai u zotua se do të angazhohet për përmirësimin e kushteve dhe trajtimin me dinjitet të punonjësve të arsimit.

“Do t’i themi STOP nëpërkëmbjes së njerëzve që mbajnë mbi supe të ardhmen tonë”, u shpreh Rama para të pranishmëve.

Takimi mblodhi një numër të madh mësimdhënësish dhe qytetarësh, të cilët diskutuan për nevojat dhe prioritetet e sektorit të arsimit në Vushtrri.