Në një intervistë të fundit, ish-mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, ka treguar natën e tij më të keqe në karrierë. Bëhet fjalë për gjysmëfinalen e kthimit ndaj Liverpool në sezonin 2018/2019, ku Barcelona kishte fituar 3-0 në “Camp Nou”, por u mund 4-0 në ndeshjen e kthimit.
Pas eliminimit, qarkulloi një foto në rrjetet sociale, ku Jordi Alba ishte me kokën ulur dhe u tha që ishte duke e qarë. Mbrojtësi ka sqaruar edhe këtë moment.

“Nata më e keqe e karrierës sime ishte ajo ndeshje ndaj Liverpool. Atë foto që publikuan… Nuk po qaja në pushim, më erdhi keq. Gabova te goli i parë i Liverpoolit. Kishim një epërsi 3-0 nga ndeshja e parë… nuk mund të na shpëtonte.
Jam i sigurt se nëse do të kishim arritur në finale, do ta kishim fituar atë vit Champions League. Pasi u eliminova, më duhej shumë kohë për të dalë nga shtëpia. Ishte një kohë shumë e vështirë për klubin dhe për mua”, tregoi Alba.
The post Jordi Alba tregon natën më të keqe në karrierë: Nuk dola për shumë kohë nga shtëpia appeared first on Telesport.









