Kandidati për deputet nga Aleanca, Burim Ramadani ka vizituar një fermër ku thekson se ata janë lënë anash, pa mbështetje nga Qeveria aktuale.
Ai e quan këtë situata të papranueshme, derisa shkruan se ndarja e subvencioneve duhet të jetë e drejtë dhe jo të shkojë te familjarët.
“Ndarja e subvencioneve duhet të jetë e drejtë!
Sot, vizitova një fermer të demave. Me 62 krerë demash, ky fermer nuk ka marrë asnjëherë të vetme mbështetje nga Qeveria qendrore.
Kjo situatë është e papranueshme!
Qytetarët duhet të trajtohen të gjithë të barabartë, pavarësisht se kush janë në pushtet.
Ndarja e subvencioneve duhet të jetë e drejtë dhe jo të shkojë te familjarët!”, shkruan Ramadani.









