Conte-n nuk e lënë të pushojë. Tre oferta në tavolinë për italianin. Njëra më e çmendur se tjetra nga ana financiare

Pas largimit me konsensus nga Napoli, në fund të sezonit, Antonio Conte duket se nuk do të pushojë gjatë. Edhe pse është folur shpesh kohët e fundit për një rikthim të Conte-s në krye të kombëtares italiane, për momentin 56-vjeçari ka në tavolinë tre oferta të tjera.

Sipas medieve italiane, Fenerbahçe ka bërë një propozim veçanërisht ambicioz ish-trajnerit të Juventusit dhe Napolit. Klubi i Stambollit thuhet se është gati t’i ofrojë atij një pagë vjetore të vlerësuar në 15 milionë euro.

Për Conte-n ka interes konkret edhe nga Arabia Saudite, që po ashtu janë oferta tejet fitimprurëse. Njëri nga klubet mësohet të jetë Al-Ittihad, që shkarkoi pak ditë më parë Sergio Conceicao-n. Emri i klubit të dytë nuk është zbuluar ende.

The post Conte-n nuk e lënë të pushojë. Tre oferta në tavolinë për italianin. Njëra më e çmendur se tjetra nga ana financiare appeared first on Telesport.