Kandidati për deputet nga Aleanca, Avni Arifi, ka kritikuar qeverisjen aktuale për mosrealizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore në vend.
Arifi ka përmendur stadiumin dhe autostradën e Gjilan, duke thënë se këto projekte janë premtuar disa herë nga kryeministri Albin Kurti, por sipas tij nuk janë përfunduar.
“Stadiumi dhe autostrada e Gjilanit, dy projekte që Albin Kurti i premton tash e katër fushata me radhë. Stadiumin e premtoi prapë mbrëmë. Nuk e bën, ashtu siç nuk e ka bërë për gjashtë vjet në pushtet. Njëjtë edhe me autostradën. I prishi kontratat, i ndali punimet dhe për gjashtë vjet e la në vendnumëro një projekt që Aleanca e kishte nisur dhe kishte përfunduar gati 70% të punimeve”, ka deklaruar Arifi.
Arifi ka theksuar se këto projekte janë nisur në kohën e Aleancës dhe vetëm ajo mund t’i përfundojë.
“Autostrada e Gjilanit është nisur në kohën e Aleancës. Aleanca e ka nisur, Aleanca mundet me e përfundu. Jo Albin Kurti”, ka përfunduar ai.








