Marrëveshja e Ohrit, Hoxhaj: Kurti tha se është valide, tregon se sa e pafytyrë ka qenë politika e tij (VIDEO)

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur lidhur me Marrëveshjen e Ohrit.

Hoxhaj tha se deklaratat e fundit të kryeministrit Albin Kurti tregojnë, sipas tij, mospërputhje, sepse ai vlerësoi se Kurti më herët e kishte konsideruar marrëveshjen të pavlefshme, ndërsa tani po e trajton atë si valide.

“Ajo se çfarë tha z.Kurti mbrëmë, tregon se sa e pafytyrë ka qenë politika e tij dhe politika e jashtme e Kosovës. Ai e ka shpallur këtë marrëveshje të vdekur, edhe në Kuvend edhe në media edhe ka thënë që pa nënshkrim s’ka marrëveshje”, u shpreh ai.

Sipas Hoxhajt, ata do të vazhdojnë ta kundërshtojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe sips tij, nuk e mbështesin zbatimin e saj.

 “Mbrëmë ai tha që kjo marrëveshje është valide, e ka pranuar, është në rregull e në të njëjtën kohë ne e kemi kundërshtuar, e kundërshtojmë edhe sot dhe nuk do ta zbatojmë asnjëherë, sepse kjo marrëveshje është marrëveshja e parë në histori që kanë arritur ndonjëherë shqiptarët e Kosovës dhe Kosova, e cila e përjashton atë se çka është Kosova”, tha ai./Klankosova.tv