Brazili me fitore bindëse para Botërorit, “Ronaldinho, Ronaldo dhe Vinicius Junior” bëjnë xhiron e botës nga tribuna (video)

Brazili fitoi mbrëmë 6-2 ndaj Panamsë në testin e parë miqësor para Botërorit. Në sfidën e luajtur në mitikun “Maracana”, brazilianët e udhëhequr nga Carlo Ancelotti dhuruan spektakël në fushë duke argëtuar tifozët.

Mes mijëra tifozëve të pranishëm në “Maracana”, tre prej tyre tërhoqën vëmendjen duke u veshur si tre nga idhujt e mëdhenj të brazilianëve: Vinicius Jr., Ronaldo Nazario dhe Ronaldinho. Ata mbanin fanella, syze, modele flokësh dhe gjeste që të krijonin idenë e tre yjeve të Brazilit. Pamjet u bënë virale kudo në rrjetet sociale.

Përsa i përket rezultatit, golat për Brazilin u shënuan nga 6 lojtarë të ndryshëm, duke nisur me Vinicius Junior, Casemiro-n, Rayan, Lucas Paqueta, Igor Thiago nga pika e bardhë e penalltisë dhe Danilo.

The post Brazili me fitore bindëse para Botërorit, “Ronaldinho, Ronaldo dhe Vinicius Junior” bëjnë xhiron e botës nga tribuna (video) appeared first on Telesport.