Një vjedhje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Ferizaj.
Në një biznes në rrugën “Driton Islami”, persona të maskuar dyshohet se kanë arritur të kryejnë grabitje që kapin shumën e qindra mijëra eurove.
Për rastin në fjalë për Klankosova.tv. u deklaruan nga Prokuroria Themelore e Ferizajt.
Në një përgjigje me shkrim thuhet se deri më tani nuk ka ndonjë person të ndaluar.
“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se është hapur rast në drejtim të veprës penale “Vjedhja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Rasti është në procedurë hetimore dhe prokurori kujdestar ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së rrethanave të rastit. Aktualisht nuk ka ndonjë person të ndaluar dhe në këtë fazë fillestare të procedurës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Klankosova.tv mëson se dyshohet se shuma e grabitur kap vlerën e mbi 300 mijë eurove.








