Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku ka bërë të ditur se Lista Serbe ka premtuar një amfiteatër të hapur, i cili sipas tij, ndodhet pranë Urës së Ibrit.
Në Klan Kosova, Boshnjaku tha se anëtarët e Listës Serbe po pretendojnë që ky amfiteatër të përdoret për evente publike, e të shfrytëzohet për tubime të ndryshme, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo u kritikua nga kreu i opozitës serbe në veri, i cili tashmë ndodhet në Beograd pasi është në kërkim policor”, tha Boshnjaku në Klan Kosova.
I njëjti, sipas Boshnjakut, ka kritikuar Listën Serbe që po e shfrytëzon një premtim të vitit 2016.









