“Oldtimer-ët” në Prizren – Makina “arkaike” në qytetin e vjetër (VIDEO)

Qytetit të vjetër të Prizrenit i është shtuar një atmosferë e veçantë me ekspozimin e makinave të vjetra, të njohura si “oldtimer”.

Në sheshin “Shadërvan” janë mbledhur disa automjete klasike, ku po marrin pjesë edhe marakli nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera.

Siç raporton gazetarja e Klan Kosova, Amantina Hasani, janë prezantuar makina që në disa raste janë mbi 35 vjet të vjetra, të sjella nga pjesë të ndryshme të botës, por të mirëmbajtura me kujdes.

Ndiqni detajet e plota: