Arben Gega: Suhareka po e prin PDK-në drejt fitores

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arben Gega, ka vlerësuar mbështetjen e qytetarëve të Suharekës, duke theksuar se kjo komunë i ka dhënë “kushtrimin e fitores” PDK-së për zgjedhjet e ardhshme.

Përmes një postimi publik, Gega u shpreh se fitorja e PDK-së do t’i hapë rrugë rifillimit të zhvillimit të Kosovës.

“Suhareka i dha kushtrimin e fitores së PDK-së, që Kosova të rifillojë zhvillimin ashtu siç duhet”, ka shkruar ai.

Gega ka cituar gjithashtu kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, duke theksuar se fitorja e partisë do të gëzojë edhe ish-krerët e UÇK-së dhe të institucioneve të Kosovës.

“Sikur tha edhe kryeministri në ardhje, Bedri Hamza: ‘Kjo fitore do të gëzojë edhe miqtë tanë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi’”, ka deklaruar Gega.