Një grua, shtetase e Shqipërisë, është përfshirë në një rast të cilësuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, i cili po hetohet nga policia.
Policia ka njoftuar se e dyshuara, gjatë intervistimit në cilësinë e dëshmitares, ka deklaruar se në një pyll, një person i kishte dhënë një armë zjarri, me të cilën kishte shtënë dy herë në drejtim të panjohur.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.









